Shkruan: Shpetim Pollozhani
Kushtet nëpër burgjet e MV janë më të këqia se ato të viteve 1980… Këtë e pohoi edhe vetë Kryeministri Zaev,edhe pse bashkësia ndërkombëtare ka dhënë disa dhjetëra milionë euro për përmirsimin e kushteve brenda atyre.
Po tani në këto kushte të pandemisë! çfarë masash janë marë për ta mbrojtur shëndetin e të burgosurve,të cilët edhe ashtu jetojnë në kushte subhumane.
Në këto kushte, përveç të trajtimit të tyre si njerëz dhe kontrolli nga mjeku? do të ishte e udhës edhe ndonjë amnesti me qëllim të krijimit të hapësirës më të madhe për të burgosurit. Do të duhej të zgjatet koha e qëndrimit jashtë, me qëllim të ajrosjes së qelive.
Drejtoria për zbatim të sankcioneve si kompetente për burgjet, a ka marë vallë masa parandaluese, sikurse që është dezinfektimi, maskat, hapësirat për karantina……………!?