Lajme

Policia ndërpren dasmën me 50 persona në Gjakovë, arreston një person

Një person u arrestua dje në Rogovë të Gjakovës, pasi që organizoi dasëm në shtëpinë e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti në oborrin e shtëpisë ka organizuar dasëm me 50 të ftuar, shkruan lajmi.net.

Pasi ahengu ishte ndërprerë, dasmoret janë shpërndarë ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë rast