Policia e Hong Kongut është kritikuar pasi video e policëve duke e rrëzuar përtokë një vajzë 12-vjeçare në afërsi të një proteste pro-demokraci ka bërë bujë, shkruan BBC.

Policia ka thënë se vajza ka marrë pjesë në tubime ilegale dhe se policët kanë përdorë “forcë minimale” pasi ajo “kishte ikur në mënyrë të dyshimtë”.

Familja e vajzës thotë se ajo thjeshtë kishte dal për të blerë material shkollor dhe u frikësua kur pa policët. Afro 300 persona janë arrestuar të dielën në protestën e paautorizuar.

Protestat kanë ardhur pas vendimit të Qeverisë për të shtyrë për një vit zgjedhjet parlamentare në Hong Kong.

By I ZH