Një 18 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e së premtes në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Pasaro të Italisë, ku shqiptari Rusjon Kercuku, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ndër të tjera bëhet me dije se ai punonte si kamarier në një hotel në Cattolica dhe në kohën e aksidentit, po kthehej nga puna.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja i riu po shkonte të takohej me disa miq të tij.

Sipas policisë, viktima kishte humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë, dhe si pasojë e plagëve në kokë dhe në gjiks ka humbur jetën menjëherë.

Kercuku, në Mars kishte festuar 18-vjetorin e lindjes. Ai ishte student i vitit të katërt në Bramante dhe jetonte në Libertà në Vallefoglia.