Tensionet po shtohen në Itali ku njerëzit janë mbyllur brenda prej shumë kohësh tashmë, në vazhdën e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në rrjetet sociale qarkullojnë disa pamje filmike të një sherri të nisur në një supermarket Italian pasi disa të rinj kanë injoruar në mënyrë flagrante masat e distancimit social. Ngjarja ka ndodhur në Napoli. Të rinjtë ishin mbledhur në grup pranë kasës po njerëzit prisnin në radhë të paguanin, e aty kanë nisur përplasjet fillimisht verbale, që pastaj përfunduan në grushta.

“La Repubblica” thotë se të rinjtë kishin dashur të kalonin pa radhë dhe nuk kishin respektuar distancën e një metri me klientët e tjerë. Një burri i është kthyer ashpër sidomos për faktin që ata nuk mbanin maska.

“Vini maska ose thirra policinë”, i ka kërcënuar ai. Thirrjet e tij injorohen dhe aty nis sherri. Burrit i del në krah edhe një klient tjetër që kërkonte zbatimin e masave mbrojtëse. Italia ka gati 106.000 të prekur nga virusi vdekjeprurës, dhe rreth 12,430 vdekje.

By I ZH

Leave a Reply