Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq ka qëndruar së fundi në territorin e Kosovës.

Petkoviq ka vizituar veriun e Mitrovicës ku i ka dorëzuar 36 çelësa të apartamenteve të reja , qiramarrësve në tri ndërtime të ndryshme të cilat u bënë me fonde nga Qeveria e Serbisë.

Në raportimin e mediave serbe u tha se banesat kanë një sipërfaqe mesatare prej 60 metra katrorë dhe janë ndërtuar për nevojat e jetesës së çifteve të reja të martuara, familjeve të personave të zhvendosur dhe të tjerë

By I ZH