Janë bërë gjithnjë e më të shpeshta pamjet e dhunës policore ndaj qytetarëve kudo në botë.

Kështu vetëm pak ditë më parë bënë bujë pamjet e rrëzimit të një moshuari përtokë nga një njësi policore në Buffalo, SHBA.

57 efektivët e njësisë policore në Buffalo, pjesë e së cilës ishin dy policët që shtynë në tokë duke e bërë të përplaste kokën një aktivist 75 vjeçar në SHBA, kanë dhënë dorëheqjen në shenjë solidariteti me kolegët.

Dy policët u shkarkuan pas pamjeve filmike që i tregonin duke shtyrë Martin Gugino, i cili bie dhe çan kokën, teksa efektivët i kalojnë pranë, por askush nuk e prek me dorë qe ta ndihmojë. Duke e cilësuar “të neveritshme” atë që ndodhi me dy anëtarët e skuadrës së tyre, 57 policët e tjerë dhanë njëzëri dorëheqjen

“Ata thjesht po zbatonin urdhrat”, tha kreu i policisë së Buffalos, John Evans, duke iu referuar gjendjes së shtetrrethimit.

By I ZH