Rreth 100 studentë janë zhdukur dhe disa fshatra janë djegur gjatë përleshjeve midis grupeve të milicisë në Republikën Demokratike të Kongos.

Incidentet ndodhën në zonën Kabambare të provincës lindore Maniema, tha të martën një zyrtar lokal administrativ dhe një udhëheqës i shoqërisë civile për Radio Okapi.

Sipas një udhëheqësi lokal të shoqërisë civile, luftimet që u zhvilluan në aksin rrugor Kabambare-Kuleëa nga 10 dhjetori deri të martën, 15 dhjetor e detyruan popullsinë të largohej dhe të kërkonte strehim në fshatrat fqinje.

Ky vend i Afrikës Qendrore ka luftuar me grupet e milicisë për më shumë se dy dekada. Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, konkurrenca midis minatorëve industrialë dhe artizanalë është një burim tensioni në RD të Kongos.

Shfrytëzimi i paligjshëm i burimeve natyrore vazhdon të jetë nxitësi i konflikteve në lindje të vendit, bëri të ditur OKB-ja.

Shumica e grupeve të milicisë kanë lënë mënjanë kërkesat e tyre politike dhe janë përfshirë në trafikimin e mineraleve.

By I ZH