Dje në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet lokale, ku qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm të 38 komunave.

Pas mbylljes së vendvotimeve, KQZ ka filluar menjëherë me numërimin e votave dhe procesimin e tyre. Deri më tani janë numëruar 99.8 për qind e votave.

Nga 1 milion e 885 mijë e 448 persona, në këto zgjedhje kanë votuar 799 mijë 960 qytetarë apo të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 42.50 për qind e qytetarëve.

KQZ-ja tashmë ka përfunduar numërimin e të gjitha votave në shumicën e komunave. Numërimi i votave ka përfunduar në Deçan, ku sipas rezultatit Bashkim Ramosaj i AAK-së pritet të jetë sërish kryetar i kësaj komune me 65,17% të votave të fituara.

Edhe në Drenas ka përfunduar numërimi i votave, mirëpo kjo komunë pritet të shkoj në balotazh, ku sërish në garë për të parin e kësaj komune do të jenë Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi.

Komunat tjera ku ka përfunduar numërimi i votave janë Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Novovërda, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Shtërpca, Suhareka, Vushtrria, Zubin Potoku, Zveçani, Malisheva, Juniku, Mamusha, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e veriut.

Sipas rezultateve preliminare në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. /Telegrafi/

Deçan

Drenas

Fushë Kosovë

Graçanicë

Hani i Elezit

Junik

Kamenicë

Klinë

Malishevë

Mamushë

Novobërdë

Obiliq

Partesh

Rahovec

Ranillug

Shtërpcë

Shtime

Suharekë

Mitrovicë e veriut

Vushtrri

Zubin Potok

Zveçan

By I ZH