Klubi Alpin Bjeshkatar Strugë në prill të këtij viti bëri 3 vjet që nga formimi. Falë aktiviteteve dhe ngjitjeve të shumta të aktivistëve të klubit, Struga tashmë nuk njihet vetëm për liqenin dhe lumin Drini i Zi, por edhe për malet dhe bjeshkët e bukura që ka. Përveç maleve të Strugës, aktivistët e klubit kanë ngjitur dhe shumë maja të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Si ka filluar ideja, sa maja kanë ngjitur, si funksionojnë në pandemi, për këto përgjigjet për BiMedia Nderim Pollozhani, inicues dhe kryetar i klubit Alpin Bjeshkatar Strugë. /BiMedia/

BiMedia: Klubi Bjeshkatar në Strugë është klubi i parë për alpinizëm, si filloi ideja për këtë klub, ku e more motivimin?

Nderim Pollozhani: Në radhë të parë faleminderojë shumë BiMedian për vlersimin dhe intervistën. Ishte më se e nevojshme për Strugën si qytet të ket një promotor të sportit të natyrës, gjithmonë pasioni ka egzistuar, gjithcka erdhi kur vërejtëm që përkrahja e Struganëve ishte shum e madhe në altivitetet individuale, që më pastaj ta formalizojmë atë në shoqatë të natyrës. Motivimi më shum është pasion ndaj natyrës që kërkon të ushqehet.

BiMedia: Sa ka qenë interesimi i të rinjve për përfshirje në klub?

Nderim Pollozhani: Me të rinjtë e nisëm dhe akoma vazhdojmë, mendoj se ata janë motivimi dhe motorri i klubit dhe gjithë aktiviteteve tona. Ajo me të cilën un krenohem është kryesia e klubit, të cilët sjellin vendime dhe janë më meritorët që jemi akoma aktiv dhe kemi një bagazh me mijëra fotografi e kujtime brenda këtyre 3 viteve që prej themelimit.

BiMedia: Ku ka qenë ngjitja e parë dhe sa ngjitje keni deri më tani?

Nderim Pollozhani: Fillimisht ngjitjet kanë qënë jo formale, pra individuale. Më pas filluam të grupohemi derisa me 27 Prill 2017 e themeluam klubin. Nuk do harroet kurrë ajo datë, na erdhën rreth 200 mysafirë nga Kosova, Shqipëria dhe më gjërë, për nder të themelimit tonë. E ngjitëm majën më të lartë të Strugës dhe u njoftuam mes veti klubet shqiptare. Që prej asaj date ngjitjet tona nuk janë ndalur. Pothuajse çdo javë, çdo të Diele ne ngjitemi dikundi.

BiMedia: Cilat kanë qenë rutat më të rënda ose më të rëndësishme që keni bërë deri më tani?

Nderim Pollozhani: Maja më e lartë e ballkanit në Bullgari maja e Musallës 2925m lartësi mbidetare. Maja që më së shumti më ka impresioniar deri tani do e veçoja majën e Jezercës apo mbretëreshën e alpeve shqiptare. Ishte nje përjetim sa sfidues aq edhe relaksues. Cdo majë ka kënaqësin dhe pamjen e vet që të ofron, por un do i kisha veçuar këto dyja.

BiMedia: Sa keni bashkëpunime me klubet të qyteteve apo edhe shteteve tjera?

Nderim Pollozhani: Mund të them që klubet bjeshkatare tona janë modeli më i mirë i bashkpunimit dhe aktiviteteve kolektive. Ne jemi shum social dhe të shoqerueshëm gjithmonë ose vizitojmë klube brenda vendit por edhe ne Kosovë dhe Shqipëri poashtu. Njihemi bashkë me njëri tjetrin, është Mali qe na bashkon dhe jemi shoqeri pa interes.

BiMedia: Struga njihet për liqenet, por sa ka ndihmuar klubi juaj që Struga tashmë të njihet edhe për malet?

Nderim Pollozhani: Jemi promotorët kryesor të turizmit rural në Strugë. Klubi alpin Struga që 3 vite e ka promovuar ktë regjion në shum telvizione brenda vendit. KTV e Kosovës ka bërë një emision të veçantë për turizmin rural në Strugë. Edhe mediat vendore kan shkruajtur dhe kanë bërë emisione per klubin tonë. Dhe është vërejt efekti, viteve të fundit ka rritje të frekuentimit të maleve tona qoftë nga vëndasit por edhe nga shtetet fqinje.

BiMedia: Ju jeni kryetar i klubit, sa është e vështirë të udhëheqësh njerëzit në mal, sidomos në ruta të rënda?

Nderim Pollozhani: Fillimet kanë qënë më të vështira, tanimë njerzit kan fituar përvojë dhe brenda grupit ndihmoemi me njëri tjetrin. Vëmëndja e guidës duhet të jetë në nivel, dhe gjithmon i kujdesshëm,sepse së pari është siguria pastaj vijnë gjërat tjera. Kjo punë do shum energji por kënaqësia pastaj i mbulon të gjitha.

BiMedia: A keni hasur në ndonjë rrezik, dikush të ketë qenë i rrezikuar gjatë ngjitjes?

Nderim Pollozhani: Gjatë gjithë kësaj përvoje, Klubi alpin Struga nuk ka regjistruar asnjë incident të vetëm. Gjithmonë kemi kujdes, dhe kur vin në pyetje cënimi i shëndetit apo jetës ne kthehemi mbrapsht ose nuk rrezikojmë në ruta që nuk kemi njohuri apo përvojë.

BiMedia: Sa keni përkrahje nga insituticionet e shtetit?

Nderim Pollozhani: Derimë tani s’kemi patur asnje perkrahje insgitucionale, edhepse kemi kërkuar nga pushteti lokal deri tani fatkeqsisht nuk na kanë mbështetur, dhe kjo është për të të ardhur keq, se si nje shoqatë që promovon turizmin rural të Strugës, nxit tek njerëzit ti afrohen natyrës etj. Nuk përkrahet as nga institucionet shtetërore as nga ato lokale.

BiMedia: Cili është synimi juaj me klubin, deri ku të arrini?

Nderim Pollozhani: Synimi jonë është rekreacioni, qëllimi jonë është të promovohet ky sport, të nxiten njerëzit ti afrohen natyrës dhe tju ikin ambienteve të mbyllura dhe pasivitetit.

BiMedia: Si kanë qenë aktivitetet tuaja gjatë kohës së pandemisë? Sa është e vështirë të merresh me sport, konkretisht me alpinizëm gjatë kësaj periudhe?

Nderim Pollozhani: Ne i kemi respektuar masat dhe gjat kohës së pandemisë i kemi nderpre aktivitetet. Që nga ky muaj kemi filluar me aktivitete por gjithnje duke respektuar protokollet dhe duke kufizuar numrin e pjesmarrësve.

BiMedia: Së fundmi jeni bërë pjesë edhe në agjencionin për rini dhe sport, cka domethënë kjo për ju?

Nderim Pollozhani: Është një hap para për ti institucionalizuar aktivitetet tona. Njihemi tani nga shteti si klub sportiv, poashtu kemi mundesi të aplikojmë për ndarjen e mjeteve financiare për klube sportive.

By I ZH