Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot mbajti konferencë për media në të cilën iu drejtua qytetarëve lidhur me ndodhitë e fundit në vend.

Thaçi tha që partia e tij mbështet nismën për thirrjen e Kuvendit dhe në seancën e parë do të propozojnë të ngritet edhe Qeveria e unitetit nacional ku do të marrin pjesë të gjitha partitë politike kuvendare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mesazhi i dytë është, tashmë gati se është e qartë edhe nga shkencëtarët edhe nga shtetet shumë të fuqishme e të zhvilluara, mesazhi është që njerëzimi duhet të mësohet një kohë të gjatë të bashkëjetojë me këtë të keqe, me virusin, dhe mesazhi im te qytetarët është që njerëzit mos t’a keqkuptojnë aspektin e lirimit të masave shtrënguese. Lirimi i masave shtrënguese nënkupton se jemi të detyruar të punojmë dhe të jetojmë, por nuk duhet t’a shkelim kujdesin për veten, për njerëzit rreth nesh, duhet të vazhdojmë tërësisht të jemi të përkushtuar në distancën sociale, në mbrojtjen nëpërmjet maskave, dorezave, në çështjen e dezinfektimit, do duhet të sillemi sikurse asgjë nuk ka ndryshuar”, tha mes tjerash Thaçi.

Ai theksoi se Kuvendi duhet të riaktivizohet për shkak se Maqedonia e Veriut është republikë kuvendare dhe gjithmonë ka gjendja të jashtëzakonshme, ka mundësi që Qeveria t’i shkelë disa prej parimeve të lirive dhe të drejtave demokratike të qytetarë dhe se kuvendi është kontrolluesi i Qeverisë.

By I ZH

Leave a Reply