Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, iu përgjigj Edi Ramës lidhur me tenderat sekretë, duke i thënë se bizneset po falimentojnë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Spaho thekson se mjaftojnë vetëm dy minuta që Rama të publikojë tenderat sekrete dhe të mos tallet më me shqiptarët.

Reagimi 

Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të tallen dhe të përqeshin shqiptarët.

Në ditët më të vështira për qytetarët, ai harxhon kohën për të bërë montuar video dhe aktruar si klloun.

Në fakt i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderave sekretë. Kaq mjafton që t’u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD dhe të media dhe që shqiptarët të njihen me vjedhjen që kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë dhe në këto kohë krize.

Shqiptarët sot nuk kanë marrë ende ndihmën që qeveria ka për detyrim ligjor t’ua japë. Varfëria kërcënon çdo ditë e më shumë familjet dhe zbraz tavolinat e shqiptarëve. Bizneset po falimentojnë dhe papunësia po rritet çdo ditë. Por Edi Rama dhe qeveria e tij nuk e kanë fare në plan të merren me hallet e shqiptarëve. Halli i tyre i vetëm është të ruajnë paratë e oligarkëve.

Shqiptarët vuajnë, ekonomia vuan, Edi Rama bën kllounin dhe sulmon opozitën për të fshehur varfërinë dhe krizën ekonomike që po pllakos çdo ditë e më shumë mbi qytetarët dhe Shqipërinë.

By I ZH

Leave a Reply