Baby G pas një kohe të gjatë, dje është rikthyer me këngë të re, titulli i të cilës është “Rap Song”, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja pranoi komente të shumta lidhur me këtë këngë, ndërsa nuk munguan as dhuratat nga më të dashurit e saj.
Ajo publikoi një fotografi, në të cilën shfaq një buqetë me lule dhe një kartolinë, të cilën ia kanë dërguar prindërit e saj.
“Faleminderit nënës dhe babait tim që gjithmonë janë përkrahësit e mi më të mirë”, ka shkruar këngëtarja sipër fotos.
Për ndryshe, “Rap Song” është kënga e parë e Baby G në këtë zhanër. /Lajmi.net/
