Zaida Çobo, ish-banorja e Big Brother që vetëm pak muaj më parë u bë protagoniste në të gjitha mediat shqiptare, pasi u publikua një video ku shihej se disa efektivë shtrinë në tokë djalin e saj, ka realizuar ëndrrën.

Çobo është bërë pjesë e Policisë së Shtetit, dëshirë të cilën e kishte pasur para shumë vitesh. E ftuar në një emision, teksa rrëfente atë që përjetoi si nënë kur pa djalin, ngjarje e ndodhur në muajin maj kur Shqipëria ishte në karantinë, gruaja publikoi dhe dokumentin, ku shihej se kishte aplikuar për tu bërë pjesë e uniformave blu.

Sot, pothuajse shtatë muaj pas ngjarjes së rëndë, Zida Çobo, e cila ka marrë pjesë edhe në disa filma e ka realizuar tashmë ëndrrën e saj. Në një foto, Çobo shihet në një nga lokalet më në zë të zonës së ish-Bllokut.

Krah për krah me të birin, ajo shihet me uniformën e detyrës veshur, teksa është brenda një lokali. Nuk dimë të themi nëse në këtë rast, po ushtron detyrën apo futja e saj në lokal është për çështje personale.

Ngjarja e Çobos bëri shumë bujë në media. Videoja e publikuar nga faqet në Instagram, ku shihej se si katër efektivë dhu nonin djalin e Çobos, pasi kishte thyer karantinën, ngriti publikun në këmbë dhe vetë nënën e tij. Vetë Çobo denoncoi kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, por brenda pak ditësh zërat e kon fliktit u shuan dhe dyshja shtrënguan duart.

Efektivët që dhu nuan 15-vjeçarin në atë kohë u pezulluan, por tashmë, siç edhe shihet qartë, janë kolegë të Zaida Çobos.

By B I