Posta e Maqedonisë kërkoi falje për, siç thotë, gabimin e paqëllimtë dhe lëshimin teknik në publikimin e pullës postare nga seria “Maqedonia e Veriut në BE” qëllimi i së cilës ishte t’i shprehim falënderime Presidencën Kroate me BE-në për ndihmën dhe mbështetjen që i jep shtetit tonë.

Në pullën postare gabimisht u paraqit hartë e gabuar e Republikës së Kroacisë, e cila përfshinte pjesë të Bosnje-Hercegovinës, Serbisë-Malit të Zi, përkatësisht një hartë e Kroacisë së Madhe. Në seancë urgjente të mbajtur pas shpalljes së pullave me përmbajtje skandaloze, u mor vendim të tërhiqet dhe shkatërrohet i tërë qarkullimi prej 6000 kopjeve me vlerë nominale prej 72 mijë denarëve dhe të shkarkohet shefi i Byrosë së Filatelisë dhe Këshillit për pulla postare. Motive dhe zgjidhje grafike dhe figurative të pullave postare i jep Byroja për filateli, ndërsa i miraton Këshilli në të cilin anëtarësojnë historian dhe një artist, njoftuan nga Postat e Maqedonisë.

By I ZH