Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i është përgjigjur pretendimeve se raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloninë lindore këtë mbrëmje.

Ai tha se ka “paralajmëruar prej kohësh” se veprimet ruse “nuk do të kufizohen vetëm në Ukrainë”.

I pari i shtetit të Ukrainës vazhdoi të përsërisë mbështetjen e vendit të tij për Poloninë, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që nga shpërthimi i luftës në shkurt.

Lexo edhe: Raketat ruse bien në Poloni, humbin jetën dy persona

Ai shtoi se “duhet veprim” pas “sulmeve raketore ruse në territorin e NATO-s”.

Presidenti ukrainas e përshkroi këtë si një “përshkallëzim të rëndësishëm”.

Ndryshe, Polonia ka treguar se me rastin e sulmit kanë vdekur dy persona.