Volkswagen ka rifilluar punën në fabrikën e saj më të madhe në veri të Gjermanisë.

Sipas një njoftimi, VW tha se 8 mijë punëtorë në qytetin e Wolfsburgut filluan punën nën kufizime të forta të higjienës për të frenuar përhapjen e Coronavirusit.

1,400 makina priten të ndërtohen këtë javë, ndërsa javën tjetër prodhimi do të përfshijë më shumë se 6 mijë automjete, rreth 40 për qind e niveleve të para krizës.

“Rifillimi hap pas hapi i prodhimit është një sinjal i rëndësishëm për fuqinë punëtore, tregtarët, furnitorët dhe ekonominë. Në drejtim të administrimit të krizës, ky është vetëm hapi i parë. Nevojitet një moment tjetër për të stimuluar kërkesën në Gjermani dhe në të gjithë Evropën në mënyrë që vëllimet e prodhimit të mund të rriten me sukses”, tha kryeshefi Operativ i markës Volkswagen Passenger Cars, Ralf Brandstaetter, përcjell Telegrafi.

Volkswagen filloi prodhimin në disa qytete gjermane në fillim të prillit dhe rifilloi prodhimin në Gjermani dhe Sllovaki më 20 prill. Këtë javë kompania planifikon të rifillojë prodhimin në Portugali, Spanjë, Rusi, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Jugut.

By I ZH

Leave a Reply