Rajoni

Pas djegies së banerit në Graçanicë, bordi i “Liria ka Emër” thërret konferencë për media

Pas aktit të paprecedent të djegies së  banerit “Liria ka Emër” në Graçanicë, bordi i kësaj fushate do të mbajë një konferencë për media.

Kjo është njoftuar me anë të një komunikate dërguar mediave, shkruan lajmi.net.

“Sot, e martë, 17 nëntor 2020, në ora 14:00, Bordi i “Liria ka emër” mban konferencë të jashtëzakonshme për media”, thuhet në komunikatë.

Konferenca do mbahet në restorantin “Rings” në Bulevardin Nëna Terezë