Një grua nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara është duke u shëruar, pasi u qëllua dy herë me armë. Incidenti raportohet se ndodhi pas një aksidenti në trafik, thanë autoritetet e distriktit Harris.

Viktima 21-vjeçare u gjet në vendin e ngjarjes të enjten nga policët që morën thirrje për ndihmë. Autoritetet thanë se lëndimet e saj nuk ishin rrezik për jetën, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

“Para se gruaja të transportohej në spital, ajo deklaroi se ishte përfshirë në një aksident dhe se kjo gjë çoi në të shtëna. Policët gjetën disa karikatorë të harxhuar, nuk kemi informata të tjera”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sipas mediume lokale, sulmuesit fillimisht u ndalën, pastaj posa dolën në rrugë dhe u drejtuan, dolën nga dritarja e veturës dhe vazhduan të qëllonin me armë në drejtim të veturës tjetër. Hollësitë e incidentit nuk dihen.

Arletha Ferguson, e cila jeton në rrugën ku ndodhi ngjarja, tha: “Dëgjova rreth 10-12 të shtëna dhe dola jashtë. Zemra filloi të më rrahte shpejt, sepse ishin të shtëna të mëdha dhe ndieva se dikush po qëllohej. Kam jetuar këtu që 15 vjet dhe kjo kurrë nuk ka ndodhur në rrugën time, por kohëve të sotme, kjo mund të ndodh gjithkund.”

By I ZH