Joe Biden, kandidati demokrat në garën drejt Shtëpisë së Bardhë, bëri thirrje sot për një lehtësim të sanksioneve amerikane kundër vendeve më të prekura nga pandemia e koronavirusit, duke filluar me Iranin, veçanërisht për të lehtësuar ardhjen e furnizimeve mjekësore.
“Në zemër të kësaj pandemie vdekjeprurëse që nuk respekton asnjë kufi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndërmarrin hapa për të ofruar ndihmën që munden për kombet më të prekura nga virusi, përfshirë Iranin,” tha Biden në një deklaratë.
Kujtojmë që COVID-19 ka prekur të gjitha vendet, dhe në SHBA 305 milion amerikanë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, më shumë se 90% e popullsisë së saj.