Zjarret shkatërruese të shkurreve dhe pyjeve në bregun perëndimor të SHBA kanë vazhduar të përhapen.

Flakët e mëdha kanë vazhduar të përhapen në rajone të shumta të shteteve të Kalifornisë, Oregon dhe Uashington të mërkurën. Zonat e prekura varionin nga zonat në veri të Uashingtonit në kufirin me Kanadanë, deri në jugun ekstrem të Kalifornisë në kufirin me Meksikën, transmeton Telegrafi.

San Francisco dhe rajone të tjera të Kalifornisë u zgjuan nga një shkëlqim portokalli të mërkurën. Ajo u krijua nga tymi nga zjarret i përzier me mjegull dhe bllokoi rrezet e diellit. Kjo krijoi një pamje surrealiste.

Përhapja e zjarreve është lehtësuar nga një valë e nxehtësisë dhe erëra të thata që nga fundjava.

Në Oregon, të paktën pesë qytete u “shkatërruan ndjeshëm” nga flakët, siç u njoftua nga guvernatori Kate Brown. Guvernatori i Uashingtonit Jay Inslee gjithashtu përshkroi përmasat e zjarreve si “të pashembullt”.