Kryetarja e parlamentit të Kosovës në detyrë, Vjosa Osmani, ka shkruar në facebookun e saj personal se Kosova është duke kaluar dy pandemi, atë të virusit korona dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.
Osmani ishte një nga deputetët që votoi kundër mocionit për prishjen e qeverisë, e cila tha se nuk ishte koha e duhur për të lënë vendin pa qeveri. /BiMedia/

Shkrimi i plotë i Vjosa Osmanit në facebook:

Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.

Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim.

By I ZH

Leave a Reply