Zv/kryeministri Bujar Osmani, sot ka deklaruar se qyteti i Tetovës mund të jetë vatër e re kritike e virusit korona nëse ndërmerren masa për të parandaluar shpërndarjen, njofton Portalb.mk.

“Tetova mund të jetë vatër e re kritike e virusit korona nëse nuk parandalohet shpërndarja. Prej Tetovës kemi kërkesë që të ndalohet transportimi i njerëzve prej një komune në tjetër, në rajonin e Pollogut, kjo çështje do të shqyrtohet në seancë qeveritare. Besoj se edhe Tetova në kontekst me Kumanovën dhe Prilepin duhet që të vlerësohen si tre zona kritike të cilat sot ndoshta mund të miratohen masa shtesë”, tha Osmani.

Ai i tregoi statistikat e pacientëve të infektuar dhe të shëruar nga virusi korona në Tetovë.

“Pas zbatimit të 400 testeve, në Tetovë dhe rrethinë 54 janë pozitivë, që do të thotë prej dje, dhe ka edhe 4 raste të reja, 18 janë në Teracë, 6 në Bërvenicë, 1 në Zhelinë dhe 1 në Jegunovcë. 4 persona kanë ndërruar jetë. 2 janë shëruar.  1 rast është një foshnje 5-muajshe”, tha Osmani.

Zv/kryeministri gjithashtu tha se janë kontaktuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me mjekun nga Bogovina i cili ka dalë pozitivë në KOVID-19.

“Me rastin e fundit në Bogovinë që është infektuar mjeku amë, institucionet kanë reaguar dhe në mënyrë elektronike i kanë identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me atë mjek dhe 56 prej atyre personave do të monitorohen në 14 ditët e ardhshme”, shtoi Osmani.

Kryeministri Oliver Spasovski, theksoi se kanë diskutuar për gjendjen në Tetovë, por edhe në Prilep dhe Veles, dhe nëse ka nevojë për t’u shtuar masat do të bëhet një gjë e tillë.

“Ne Shtabin e Krizës i kemi shqyrtuar gjendjet në Prilep, Tetovë dhe Veles, atje ku kemi nevojë që t’i rrisim masat do ta bëjmë, megjithatë mendoj se kemi masa të mjaftueshme restriktive Keni situatë ku ka disa qytetarë reagojnë se kemi shumë masa restriktive, por mendoj se të njëjtat duhet t’i respektojmë masat se ata po japin rezultate”, tha Spasovski.

Ndryshe, Komuna e Tetovës përpara dhjetë ditëve për së dyti here i drejtoi disa kërkesa Qeverisë së RMV-së, këto janë kërkesat:

  • Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në vend Shtabi i Krizës ka dërguar kërkesë deri te Qeveria e RMV , që të ofrojë modus për asistencë financiare për të punësuarit e NJKTZ dhe NPK, duke marrë parasysh se në këtë periudhë këto shërbime kanë intensitet të shtuar të punës në teren, kurse të hyrat institucionale për të mbuluar pagat janë reduktuar në masë të madhe.
  • Kërkesë nga Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës deri te Qeveria e RMV dhe Ministria e Shëndetësisë, që të gjithë mjekët amë në territorin e komunës së Tetovës të furnizohen më doreza,maska dhe mjete dezinfektuese.
  • Kërkesë nga Shtabi i krizës, Komuna e Tetovës deri te Qeveria e RMV që përfaqësues nga ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” të dalin në teren me qëllim të evitimit të zjarreve në malin Sharr, duke marrë parasysh faktin se NJKTZ Tetovë nuk ka qasje deri te këto teren malore dhe shërbimet e kësaj njësia në kohë të pandemisë përveç shuarjes së zjarreve në komunën e Tetovës dhe komuna përreth janë të angazhuara edhe në dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike.
  • Po ashtu duke marrë parasysh tendencën në rritje të rasteve me COVID19 në komunën e Tetovës dhe komunat përreth kemi kërkuar nga Qeveria e RMV ndërprerje të plotë të transportit të organizuar të udhëtarëve mes komunave në rajonin e Pollogut, i cili kryesisht realizohet me autobusë dhe furgonë. Masa e kufizimit dhe ndërprerjes së transportit të organizuar të qytetarëve të bëhet sipas shembullit të komunës së Kumanovës.

By B I

Leave a Reply