Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i ka quajtur spekulime, disa informacionet të publikuara, sipas të cilave, deri te eksplodimi i autobusit ka ardhur si pasojë e asaj se në autobusë ka pasur karburante dhe mjete piroteknike.
“Mendoj se tani nuk është koha të spekulojmë, sepse sërish familjet janë të lënduara, janë në gjendje të rëndë emocionale. Çdo spekulim që nuk është i konfirmuar, vetëm do ta rëndojë në mënyrë shtesë gjendjen e tyre. Tash është koha që të lënduarit të shërohen, të përfundojë identifikimi dhe hetimi të vazhdojë”, tha Osmani para spitalit në Bullgari ku po mjekohen të lënduarit nga aksidenti.

By I ZH