Kufizimi I lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës do të nis në orën 19 deri në orën 5 të ditës së nesërme. Duke filluar nga nesër, e shtunë dhe e diel, qytetarët do të mund të lëvizin në periudhën nga 05:00 – 19:00. Të Shtunën dhe të Dielën, të gjithë të rinjtë nën moshën 18 vjeç do të jenë në gjendje të lëvizin nga ora 13:00 deri në 19:00, dhe të gjithë qytetarët e rritur mbi moshën 67 vjeç do të jenë në gjendje të lëvizin nga ora 05:00 deri në 12:00. Kjo u vendos në seancën e sotme të Qeverisë.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Oliver Spasovski në rrjetin e tij në Facebook. /BiMedia

By I ZH