Dokumente sekrete kanë dalë në dritë, ku tregohet çfarë niveli organizimi ka strategjia e funeralit të mbretëreshës Elisabetë.

Është menduar deri në detajin më të vogël se çfarë do të ndodhë kur monarkja britanike të mbyllë sytë përgjithmonë. Një prej lëvizjeve të para do të jetë një blackout total i mediave sociale dhe ndalimi i rishpërndarjes se mesazheve në Twitter, thotë the Guardian.

Dokumentet e fshehta mbi operacionin e pagëzuar me emrin “Ura e Londrës”, të cilat janë parë nga Politico, flasin për plane për të ndryshuar website-in e familjes mbretërore duke e kthyer në një faqe të zezë, në të cilën të ketë vetëm një shënim të shkurtër që konfirmon vdekjen e mbretëreshës. Të gjitha faqet qeveritare do të shfaqin një shirit të zi. Arkëmorti i monarkes do të dërgohet përmes një procesioni nga pallati Buckingham në pallatin e Westminster, ku do të qëndrojë për homazhe për publikun 23 orë në ditë për tre ditë rresht.

Për VIP-at, do të ketë bileta për rreshtat e parë. Funerali shtetëror do të mbahet 10 ditë pas vdekjes së saj e do të shpallet ditë zije kombëtare, por jo pushim zyrtar. Për momentin megjithatë, mbretëresha 95-vjeçare duket se gëzon shëndet të plotë.