Policia shqiptare është duke kryer një operacion antidroge në gjithë Shqipërinë dhe deri më tani janë shoqëruar 30 persona, kryesisht ata që kanë qenë më parë të skeduar nga policia për kultivimin e kanabisit.

Hetimet kanë filluar prej më shumë se 1 viti dhe se janë bërë shoqërime në Tiranë, Shkodër e Kukës për kultivim kanabisi, por kontrolle ka dhe në Berat, Korçë, Gjirokastër, Fier, Vlorë.

Operacioni po zhvillohet me bashkëpunim me prokuroritë e rretheve.

Deri më tani nuk ka detaje lidhur me identitetin e personave që janë shoqëruar nga policia, ndërsa burime bëjnë me dije se aksioni është ende në vijim. /oranews

By I ZH