Dr. Maria van Kerkhove, drejtuesja teknike e Programit të Shëndetit të Emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetit, ka uruar qytetin kinez Wuhan për shërimin e të gjithë pacientëve nga njësiti i kujdesit intensiv.

Wuhan ishte vendi ku ndodhi shpërthimi i koronavirusit për herë të parë, i cili u vendos nën izolim  në janar. Masat u larguan në prill, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Është një lajm i mirëpritur të dëgjosh që nuk ka raste të rënda në Wuhan. Qyteti ka pasur goditjen më të hershme”, tha van Kerkhove. “Përpjekjet e palodhshme të popullit të Wuhanit janë për t’u admiruar”.

Ajo gjithashtu vlerësoi banorët që ndoqën masat e urgjencës dhe qëndruan në shtëpi.

“Ne ju heqim kapelet dhe ju falënderojmë për përkushtimin dhe shërbimin tuaj, duke ndarë me botën atë që keni arritur të bëni,” tha ajo.

By I ZH