Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se të gjitha të dhënat dhe provat e disponueshme sugjerojnë që koronavirusi i ri filloi nga lakuriqët në Kinë në fund të vitit të kaluar, dhe se ai nuk u manipulua ose krijuar në laborator.

“Të gjitha provat që janë në dispozicion sugjerojnë se virusi ka prejardhje shtazore dhe nuk është një virus i krijuar ose manipuluar në laborator ose diku tjetër. Ështe e mundshme dhe ka shumë gjasa që virusi ka prejardhje shtazore”, ka thënë zëdhënësja e OBSH-së Fadela Chaib në një konferencë për media.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë javën e kaluar se qeveria e tij po përpiqet që të përcaktojë nëse virusi buronte nga një laborator në Wuhan të Kinës.

By I ZH

Leave a Reply