Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka numëruar 51.51 për qind të votave nga 2.382 qendra të votimit.

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 48.17 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 18.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.65 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë 8,12 për qind.

Në këto zgjedhje morën pjesë 47 për qind e votuesve. Të drejtë vote kishin mbi 1.7 milion qytetarë.

Lëvizja Vetëvendosje u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin në rrugë e sheshe për të festuar, por të festojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo parti, në këto zgjedhje, kishte kandidat për kryeministër liderin e partisë, Albin Kurtin.

Ndryshe, rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

By I ZH