Mbrëmë rreth orës 22:00 derisa në fuqi ishte ora policore, në një punkt në fshatin Toplicë, zyrtarët policorë kanë sinjalizuar të ndaloj një automjet i tipit volkswaen phaeton me ngjyrë të zezë dhe targa gjermane, mirëpo vozitësi i makinës në fjalë nuk iu është bindur urdhrit policorë dhe ka vazhduar rrugën në drejtim të Gostivarit, pas çka në ndjekje tij janë vënë zyrtarët policorë.

Pas një kohë automjeti i njëjtë është vërejtur në një rrugë në afërsi të Vrapçisht. Por pas tentimit të zyrtarit policorë për të ndërmarrë masat e nevojshme, vozitësi i makinës ka ndezur motorin dhe duke tentuar të largohet nga vendi ka lënduar një policë dhe më pas është dhënë në arrati përmes autostradës Gostivar-Tetovë. Organet e rendit edhe në autostradë kanë vendosur një punkt për të ndaluar makinën në fjalë, por vozitësi sërish nuk i bindet urdhrit dhe ka vazhduar me shpejtësi të madhe drejtë Zhelinës, ku lëshon autostradën dhe niset drejtë fshatit Siriçinë. Këtu paraprakisht është vendosur edhe një punkt nga ana e njësitit për intervenim të shpejtë , pas përplasjes së tij me makinat e policisë, personi në fjalë ndalohet nga pjesëtarët e njësiti për intervenim të shpejtë. Pasi i vënë prangat mësohet se bëhet fjalë për personin me iniciale M.A. i lindur në vitin 1986 nga fshati Pirok, ndaj të cilit do të ngritën padi për mosbindje të urdhrit policorë.

Ndërkohë që jo-zyrtarisht mësojmë se shkak i arratisjes ka qenë droga të cilën e ka poseduar personi në fjalë dhe e cila është konfiskuar nga ana e zyrtarëve policorë.

By I ZH

Leave a Reply