Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi, bëhet deputeti i parë shqiptar që refuzon publikisht vaksinën anti-Covid.

Gjuzi shprehet se ka një fizik të shkëlqyer dhe nuk mund të bëj eksperimente në trupin e tij. Ai thekson se i beson shkencëtarëve që thonë se vaksina përbën një rrezik për personat mbi 60-vjeç.

Ju e dini që unë fizikisht jam shkëlqyer, jam shumë mirë, temperatura e matur sa herë që hyj në parlament është 36.6 ose 36.7. Nuk ka asnjë rast që të jetë më tepër. Jam më tepër imun. Personalisht nuk do ta bëj kurrë vaksinën për arsye dhe të disa shkencëtarëve me famë botërore që thonë nëse e merr atë ka një rrezik se unë jam mbi 60 vjeç.Personalisht nuk e bëj vaksinën, është një lëvizje shumë e madhe që më bën të kem dyshime dhe unë nuk bëj eksperiment me trupin tim”, tha Gjuzi.

By B I