Vendi

Njoftim: Çmim me shumë të hollash për qytetarët e Strugës

Njoftim për shtyp:

Çmim me shumë të hollash për qytetarët e Strugës

Strugë, 17 Dhjetor, 2020 – Në bashkëpunim me sektore të ndryshme lokale, qytetarë individual, OJQ, firma private dhe përfaqësues të qeverisë, ju paraqesim një shumë të hollash mujore për qytetarët të cilët vullnetarisht do të pastrojnë Strugën që nga data 1 Janar 2021.
Çmimi ka për qëllim t’i inkurajojë dhe t’i shërblej personat të cilët kujdesen për të mbajtur qytetin e pastër, sidomos vendet publike, pas pastrimit që bëhet nga punonjësit komunal të cilët punojnë fortë për të gjithë.
Çmimi është 6100 denarë (100 euro) dhe do t’i ndahet fituesit çdo muaj më datë 25pas përzgjedhjes nga fotot e dërguara “Para dhe Pas” se të pastroni një vend.

Si të marrësh pjesë:

  • Fotografo vendin publik të ndotur. Pas pastrimit, fotografo vendin e njëjtë përsëri. Dërgo të gjitha fotografitë në emailin: info@lida.gallery
  • Nëse jeni më shumë se një person që e pastroni vendin, shkruani të gjithë emrat tuaj, nëse grupi juaj fiton, çmimi do të ndahet mes jush. Vendosni edhe një numër kontakti.

Kriteret për të fituar:

Fituesi do të zgjidhet sipas:

Sipërfaqes më të madhe të pastruar nga të gjithë fotot e dërguara

Fituesi do të shpallet më datë 25, çdo muaj dhe do të thirret për të marrë çmimin.

Kjo përpjekje për bashkëpunim me çmim u inicua nga artistja ndërkombëtare, Lida Scherafatmand, e cila jeton në Strugë që nga viti 2018, si një vend inspirues për krijimtarinë e saj në pikturë. Ajo është një adhuruese e natyrës së Maqedonisë dhe aktualisht është duke përgatitur një koleksion të pjesëve artistike bazuar në trashigiminë e florës në komunën e Strugës, për Muzeun Nezlobinski.

Ky projekt mbështetet  nga: NP Komunale – Strugë, Zyra juridike Stojkoski &Kjatoski, BiMedia.info, Bager Genesis 2.0 Struga, Muzeu Dr.Nezlobinski dhe Lida Scherafatmand.

Për çdo pyetje në lidhje me këtë, kontaktoni: info@lida.gallery