I mbijetuari i Holokaustit, Eddie Jaku, i njohur për librin “The Happiest Man on Earth”, ka vdekur në moshën 101 vjeçare.

Kryeministri Scott Morrison njoftoi vdekjen e tij duke e quajtur të ndjerin një ‘frymëzim dhe gëzim’.

“Pasi i mbijetoi Holokaustit, Eddie zgjodhi të bënte jetën e tij një dëshmi sesi shpresa dhe dashuria mund të triumfojnë mbi dëshpërimin dhe urrejtjen”, tha ai.

“Ai do të na mungoj, veçanërisht komunitetit tonë hebre. Ai ishte një frymëzim dhe një gëzim”.

Jaku lindi në Gjermani dhe përjetoi tmerret e nazistëve ndërsa ishte rob në kampet e Aushvicit dhe Buchenëald gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai u kap për herë të parë në vitin 1938 dhe kaloi vite duke u përpjekur të mbijetonte në kampet e vdekjes që morën jetën e miliona njerëzve.

Ai i shpëtoi mrekullisht një marshimi vdekjeje dhe u shpëtua nga ushtarët aleatë para se të shkonte në Australi në vitin 1950 për të filluar një jetë të re me gruan e tij Flore, e përhumbur nga ajo që kishte parë.

I trembur nga e kaluara, ai shikonte vetëm përpara.

Jaku botoi librin e tij “The Happiest Man on Earth” vitin e kaluar në moshën 100 vjeçare, pasi u përpoq të fliste për tmerret që ka kaluar.

By admin