Këngëtarja Valbona Mema është larguar papritur ditën e sotme nga shtëpia e Big Brother Vip.

Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia. Largimi i saj i papritur ndodhi për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital.

Pas leximit të zarfit, Valbona la shtëpinë dhe u takua me të gjithë banorët.