Një llogaritje e re nga modelet statistikore për përhapjen e Covid-19, zbulon se midis kombeve evropiane, shkalla e vdekshmërisë maksimale ditore do të ndodhë gjatë javës së tretë të prillit, pasi pandemia përhapet nga Evropa Jugore drejt Evropës Veriore.

Parashikimet e reja, të publikuara të martën nga Vlerësimi i Shëndetësisë të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Uashingtonit, sugjerojnë se rreth 151.680 njerëz do të vdesin gjatë asaj që studiuesit e quajnë “vala e parë e pandemisë”, transmeton Telegrafi.

Në krahasim, SHBA pritet të përballen me 81.766 vdekje, sipas parashikimeve të publikuara të dielën nga i njëjti institucion.

Të dhënat më të habitshme nga llogaritja e publikuar nga IHME, janë se vendi që do të ketë ekuilibrin më të zi në Evropë në fund të kësaj vale të parë të pandemisë nuk do të jetë as Italia, as Spanja, e cila pësoi krizën më dramatike javët e fundit, por Mbretëria e Bashkuar, e cila filloi të vuante përparimin e Covid-19 më vonë, dhe do të përfundonte me më shumë fatalitete sesa Spanja, Italia dhe Franca.

Vendi që do të vuajë më shumë nga efektet e Covid-19 është Mbretëria e Bashkuar, me një total prej më shumë se 66,000 vdekjesh, më shumë sesa Spanja, Italia dhe Franca të kombinuara së bashku.

Sipas modeleve të analizuara nga IHME, ky do të ishte numri mesatar i vdekjeve në vendet më të prekura evropiane (dhe numrat minimal dhe maksimal):

Mbretëria e Bashkuar: 66,314 (midis 55,022 dhe 79,995)

Itali: 20.300 (midis 19.533 dhe 21.118)

Spanjë: 19,209 (midis 18,049 dhe 20,651)

Franca: 15,058 (midis 12,906 dhe 17,715)

Gjermani: 8,802 (midis 5,283 dhe 15,551). /Telegrafi/

By I ZH

Leave a Reply