
Përballë kësaj sfide të vështirë, ku mjekët dhe infermierët janë në frontin e parë për t’u ballafaquar në luftën me COVID-19, e kemi konsideruar humane dhe shumë të nevojshme të japim kontributin tonë.
Ne jemi një grup të rinjsh shqiptarë, që jetojmë jashtë Kosovës (përkatësisht në Gjermani, Zvicër dhe Itali). Pasi që kontaktuam me Spitalin e Prishtinës – QKUK, ngaqë jemi të shqetësuar për situatën e vështirë në vend dhe gjendjen aktuale që po mbizotëron atje, vendosëm të krijojmë një fushatë për mbledhjen e fondeve për të mbështetur Klinikën Infektive në QKUK Prishtinë.
Duke qenë se në Kosovë ka një numër të madh të personave me diabet, sëmundje kronike dhe patologji të ndryshme, gjendja e të cilëve mund të përkeqësohet shumë nga ky virus, kjo do ta vështirësonte punën e stafit mjekësor për të trajtuar pacientët e infektuar në trajtim intensiv, duke i shtuar dhe numrin e kufizuar të shtretërve në spital.
QKUK Prishtinë është e vetmja në Kosovë që trajton personat me COVID-19, na ka informuar që ka mungesë të furnizimeve mjekësore primare si:
– pajisje mbrojtëse personale për mjekë dhe infermjerë të angazhuar në luftën kunder COVID19 ( Maska FF2 me valvulë, dorëza latex, etj.)
– dezinfektues
– aparaturë për frymëmarrje. etj
Ne ju kërkojmë të mbështesni këtë fushatë, për të ndihmuar spitalin dhe mjekësinë në vendin tonë. Besojmë në reagimin dhe humanizmin tuaj.
Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim! Këtu është linku ku mund të donatoni online në GOFUNDME.