Bota Teknologji

Nisin testimet e trenit elektrik të prodhuar në ​Turqi

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank deklaroi se sot filloi testimi në fabrikë i trenit elektrik vendas, i cili duhet të jetë në përdorim deri në fund të vitit.

Testimi i vagonëve dhe përbërja e trenit të parë elektrik turk, i cili ishte projektuar dhe prodhuar me burime të brendshme, ka filluar në fabrikën Tuvasas në Sakarya, thuhet në informacion.