Ndalesën e parë për lëvizje nga ora 16 në mbarë territorin e kanë shkelur 90 persona. Prej tyre 57 janë arrestuar ndërsa të tjerët janë evidentuar nga policia, pas çka do të ndërmerren masa. Një ditë më pas, qytetarët i kryejnë obligimet e fundit para karantinës së fundjavës.
Për dallim nga ditët e mëparshme, sot në Shkup nuk kishte dyndje të madhe para bankave. Por, pamja para shitoreve është më ndryshe ku nuk respektohet distanca.
“Mirë ishim në 1 metër e gjysmë, tani u grumbulluam…thanë dy të hyjmë…njëri afër tjetrit”
Qytetarët para orës policore i mbushnin qeset për fundjavë. Pensionistët ankohen për ndalesën e rreptë për lëvizje. Qytetarët thonë se i respektojnë masat, por nuk u përshtatet të gjithëve nëse për festat shpallet karantinë katërditore.
“Jam vet dhe nuk më duhet shumë. Për kafjall dhe drekë”
“Nuk grumbulloj rezerva. E blej vetëm atë që është e domosdoshme”
“Ne mendojmë që dy orë nuk është asgjë. Një orë presim këtu. Mund të jetë më shumë, 3 deri 4 orë. Të blejmë diçka e të shkojmë në shtëpi”
Për fundjavë në Shkup nuk do të funksionojë transporti publik. Prej të hënën, lëvizja e tyre do të reduktohet. Autobusët do të qarkullojnë prej orës 7 deri orën 9 të mëngjesit dhe prej orës 13 deri më orën 16.