Ka nisur mbledhja e thirrur nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ku pritet të prezantojë programin qeverisës kundrejt deputetëve të kësaj partie.

Në këtë takim kanë mbërritur po thuajse gjithë deputetët përfshirë edhe ata të cilët janë propozuar për ministra të Qeverisë së re. Mirëpo aty nuk është parë  nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani, e cila ishte kundër mocionit të mosbesimit të iniciuar nga partia e saj për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”.

Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkret dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.

Ndryshe, javën e kaluar në mbledhjen e Kryesisë, LDK vendosi që të emëroj si kandidat për kryeministër Avdullah Hotin.

By I ZH

Leave a Reply