Këtë javë në “Për’puthen” ka patur vazhdimisht të papritura. Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë me dy konkurrentëve, Bashkimit dhe Alvisës, dhe ata ishin gati të deklaroheshin oër njëri-tjetrin, kjo e fundit ka kërkuar të largohet nga programi. Kjo për shkak se dikush e shantazhonte atë, lidhur me video të sajat dhe djalit nga Mitrovica, duke i kërkuar që të linte edhe programin. Mirëpo, Alvisa nuk tregoi më shumë detaje dhe nuk pranoi as të nxirrte emra.

Kjo situatë, mesa duket do të jetë tema e diskutimeve edhe sot në “Për’puthen Prime”. Autorja Olsa Muhameti ka ndarë disa foto nga punatata, ku shihet opinionisti Arjan Konomi, dhe Alvisa, të dy të përlotur. Gjithashtu, ajo ka zbuluar, se pjesë e programit, do të jetë edhe Hyseni, ish-i dashuri i konkurrentes, që tanimë është përjashtuar.

“Ky është padyshim një nga programet më të forta de të vështira që kemi patur”, shkruan Olsa krahas fotove, dhe tregon se do të ketë situata të papritura dhe akuza tronditëse.

Megjithatë, gjithçka pritet në një program dashurie, ku janë jo pak, por 5 vajza dhe më shumë se 10 djem…

/News31

By B I