Komisioni Rregullator për Energjetikë gjatë ditës së sotme duhet të publikoj çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës. Këto çmime do të vlejnë deri të hënën e ardhshme në mesnatë.

Kujtojmë se javën e kaluar me vendim të KRRE-së, çmimi i benzinës Euro-Super 95 u shtrenjtua për 3,00 denarë, Euro-Super 98 për 2,5 denarë dhe dizeli për 2,5 denarë.

Çmimet aktuale:

Euro Super BS-95 shitet pët 57.50 denarë për litër
Euro Super BS-98 shitet për 59.50 denarë për litër
Euro Dizel shitet për 49.50 denarë për litër.

By B I