Shifrat e të prekurve me COVID vazhdojnë të rriten ndjeshëm ndërsa Infektivi duket se është tejmbushur me të shtruar.

Mes tyre është edhe një nënë e cila dje ka festuar ditën e lindjes, e intubuar, në lu ftë me virusin.

E motra dhe familjarët e kanë uruar me një tufë lulesh e një pusullë ku shkruhet: “Edhe 100 vjeç, nga motra dhe fëmijët e shtrenjta jonë”.

Këtë urim prekës ia ka çuar doktori i cili ndërkaq është i vetmi që rri pranë saj dhe e monitoron.

Të shpresojmë se e gjithë kjo situatë do mbarojë shpejt dhe të gjithë do mund t’i rikthehemi normalitetit.

By I ZH