Lajme Rajoni

Nëna e 15 vjeçarit të dhunuar padit Ardi Veliun, kërkon dëmpërblim 1milion lekë: Më cënoi dinjitetin

Zaida Çobo, nëna e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia ka dorëzuar kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Objekti i padisë është shpërblim dëm–jo pasuror shkaktuar paditëses nga cënimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milionë lekë.

Po kështu i kërkohet palës së paditur të publikojë vendimin e gjykatës në të gjithë mediet.