92 persona janë arrestuar nga policia për mos respektimin e masës së ndalimit të lëvizjes së lirë. Gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 121 qytetarë e kanë shkelur orën policore, me ç’ rast për 29 të tjerët forcat e rendit kanë marrë masat përkatëse, thonë nga MPB. Ministri Naqe Çulev tha se masat janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve në dobi të shëndetit publik.

Në territorin e gjithë shtetit është duke u zbatuar ndalesa më e gjatë e lëvizjes, e cila do të zgjasë deri nesër në ora 5 të mëngjesit. Ju falënderoj të gjithë qytetarët, të cilët treguan nivel të lartë të vetëdijes dhe i kanë respektuar këto masa të ndalimit.”-tha Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Në pyetjet e Alsat, nga Ministria e Brendshme u përgjigjën qe gjatë 3 muajve të fundit ka rënë edhe kriminaliteti. Shifrat tregojnë se janë shënuar dy vrasje, kurse numri i grabitjeve është afër 3700.

Ministria e Punëve të Brendshme:

“Në periudhën nga janari deri në mars 2020, janë regjistruar dy vepra penale “vrasje”. Gjatë këtyre 3 muajve janë bërë 1137 vepra “vjedhje” dhe janë identifikuar 429 autorë, nga 2462 vjedhje tjera të kategorizuara si “grabitje të rënda” janë zbuluar 437 autorë, ndërsa nga 70 veprat penale “plaçkitje” janë gjetur 33 autorët si dhe për 20 vepra “plaçkitje të rënda me armë” janë identifikuar 8 autorë.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 238 personave, 108 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetë izolim si pasojë e pandemisë së Koronavirusit. Gjatë kontrollit të personave në izolim dhe vetë izolim, uniformat blu kanë regjistruar një person, i cili nuk ka respektuar masën e izolimit.

By I ZH

Leave a Reply