Shkruan: Ardiana Dauti

Në këtë gjendje jonormale që përjetojmë si vend natyrisht që duhet të ndjekim udhëzimet nga institucionet relevante, por pa shkaktuar panik. Natyrisht që shëndeti është në rradhë të parë, por në anën tjetër ajo që është shqetsuese kohën e fundit është edhe procesi mësimorë. E kuptoj se e gjithë bota është në këtë gjendje dhe mbajnë mësim online por duhet të theksoj se NE NUK JEMI E GJITHË BOTA SA I PËRKET ARSIMIT, për shkak se edhe në dërgimin e emailave kemi ngecje. Deri sot heshta dhe prita dikush nga klasa akademike të reagon për këtë por jo. Për të gjithë profesorët që deklarohen se mësimi online është efikas dhe argëtues dhe studentët kanë interesim. Për ata është në rregull edhe mësimi klasik sepse nuk figurojnë në ligjerata. Po,po interesimi i studentëve është që të jenë online vetëm mos marrin minusa.Dhe në ndërkohë shpreheni se është argëtues , vërtet është argëtues sidomos pjesa e sarkazmave që flasim në grupet me kolegët. Sa i përket koncentrimit është 0, sa i përket përfitimit nga ai është 0 dhe 40% mbajnë ligjeratë vetëm që të mos humbin orët dhe nëse duhet zëvendësim mos i zëvendësojnë edhe atë ligjerata 3 orëshe përfundon me 10 minuta, 40% nuk e kan filluar fare, sepse në kohën kur duheshte të mbajnë seminare për digjitalizimin e arsimit dhe për mbajtjen e procesit online, merreshin me hapjen e shtabeve partiake dhe politikave ditore të kafiçave. Vetëm një 20 % bëjnë që nga mësimi online të përfitojnë studentët njohuri dmth të arrijë një efikasitet mësimi dhe mbajnë mësim online në rregull. Zgjidhja e gjithë kësaj do ishte që studentët të mësojnë individualisht me DËRGIMIN NË EMAIL TË MATERIALIT që duhet të mësojnë, zëvendësimi i orëve mësimore në mënyrë të përshpejtuar , të dyfishohen orët mësimore brenda javëve apo të zëvendësohen edhe të shtunave. Sa i përket pjesës së ushtrimeve është dështim total dhe tallje me studentët. Kurse pjesa e ushtrimeve është pjesa më e rëndësishme për studentët, më mirë kuptojnë ushtrimet se sa ligjeratat. Ne kemi ngecje në mësimdhënie në aspektin fizik dhe lëre të zhvillohet mësim online. Ne nuk kemi kapacitetet që kan univiersitetet prestigjioze dhe kolegjet private. Edhe pse do ketë reagime dhe këshilla nga më të ndryshmet për shkak të shkrimit është mendimi im dhe vlersimi im. Uroj që asnjiher në jetë mos kemi të tilla fatkeqësi por uroj që edhe të mësohemi herës tjetër si të veprojmë në të tilla kriza.

Shpresojmë në kthimin e gjendjes normale me kontributin e secilit prej nesh.

By B I

Leave a Reply