Lajme Vendi

Në Maqedoni do të arrijnë edhe 20 respiratorë nga Norvegjia

Norvegjia do të dërgojë 20 respiratorë për Maqedoninë e Veriut, për t’u përballur me epideminë e Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili thotë se Ambasada e Norvegjisë në Shkup i ka konfirmuar 20 respiratorë për Maqedoninë e Veriut.

“Ambasada Norvegjeze sapo konfirmoi arritjen e 20 respiratorëve të ri me 15 maj me çka numri i respiratorëve të siguruar arriti në 90, që është sa gjysma e gjithë respiratorëve me të cilët ka disponuar vendi deri tani!”, shkruan Osmani.

Ndryshe, përveç Norvegjisë edhe vende tjera kanë dhuruar aparate respiratore për Maqedoninë e Veriut, ndërsa Qeveria ditë më pari shpalli edhe konkurs për blerjen e tyre, por që u anulua.

Nga Qeveria thonë se sërish do të shpallin konkurs, në mënyrë që të furnizohen me këto aparate për të luftuar coronavirusin.