Brenda 24 orësh janë konfirmuar 64 infeksione me coronavirus ndërsa 40 persona u shëruan dhe një vdiq, njoftoi sot Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e Kroacisë.

“Në periudhën e kaluar 24-orëshe, kemi 64 pacientë të ri me COVID-19 ose gjithsej 1407 pacientë”, tha ministri i Shëndetësisë, Vili Beros.

Gjithsej 20 njerëz vdiqën nga coronavirusi, ndërkohë që 34 pacientë janë vendosur në respirator, 326 pacientë janë të shtruar në spital dhe 842 njerëz janë vendosur në shtëpi.

Numri i njerëzve të shëruar brenda 24 orëve të fundit është 40, duke çuar bilancin e përgjithshëm në 219. /kp/Telegrafi/

By I ZH

Leave a Reply