812 njerëz kanë vdekur sot në Itali si pasojë e koronavirusit, duke ngritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 11.591.

Numri i të infektuarve të ri është 4,050 – gjithsej 101,739. Italia nuk ka regjistruar një numër kaq ‘të ulët’ të rasteve të reja që nga 17 marsi.

Gjithashtu, ka një numër të madh të të shëruarve në ditën e fundit – 1.590. Ky është numri më i lartë i të të shëruarve brenda një dite që nga shpërthimi i COVID-19.

Gjendja më e rëndë është në Lombardia me 42.161 raste ose 1.154 më shumë se dje. Në 24 orët e fundit, 458 vdiqën duke rritur numrin në total prej 6,818, derisa 22.198 njerëz u shëruan.

Qyteti më i goditur në këtë rajon është Milano, i cili regjistroi 154 raste të reja, me gjithsej 3.560,pasuar nga Brescia, Bergamo dhe Cremona, transmeton KosovaPress.

By B I

Leave a Reply