Showbiz

Në gjyq me Arjan Konomin? Shqipja reagon ashpër: Janë prerë pjesët, ja çfarë më tha

Pas shumë ofendimesh, ngritje zëri, bull izimesh e mimikash shumë të komentuara e të përhapura në rrjet, Shqipe Hysenaj, ish-konkurrente e Përputhen ka dhënë së fundmi një intervistë për Prive.

Të ashpra në studio kanë qenë edhe debatet e saj me Arjan Konomin, opinionistin e emisionit, i cili pasi i doli disa herë në mbrojtje e pa të pamundur të mos e kundërshtonte dhe të konfliktohej me Shqipen.

Kjo e fundit i ka përmendur në studio se do ta hedh në gjyq dhe në intervistën e saj të fundit ka pohuar se janë prerë pjesë nga debati.

“Arjani më ka mbrojtur 1 herë, ose dy dhe për këtë e falenderoj se unë jam edhe mirënjohëse. Pse e kamë përmendur gjygjin? Shumë persona e kanë bërë këtë pyetje, pse e ke përmendur gjyqin, çarë të ka bërë Arjani. Dhe nëse ju shkoni të debati me Arjanin do të shikoni që janë prerë pjesët. Kam dal vetëm unë duke thënë do të shihemi në gjyq. Pse? Çfarë ka thënë Arjani më para që është prerë dhe kam dalë unë shumë e çmendur aty apo shumë e nevrikosur apo kisha dalë komplet nga vetja. Sepse opinionisti sapo kishte thënë: ‘Moj rr ugaçe, ti je një rrugaçe. Nuk merem me ty se ti je rr ugaçe’, disa herë. Dhe nëqoftë se shkoni te debati unë i them guxo thuaje dhe njëherë dhe ai thotë: A do të ta them dhe njëherë, unë ta them përsëri.”, u shpreh 28-vjeçarja e cila nuk zbuloi nëse do t’i qëndrojë fjalës së saj për tu parë në gjyq me Arjanin apo jo./albeu.com/